Zyrtari policor i dëshpëruar, e zë terminin në Ambasadën e Gjermanisë, po e mendon largimin nga Kosova

Zyrtari policor i dëshpëruar, e zë terminin në Ambasadën e Gjermanisë, po e mendon largimin nga Kosova

Fluksi i ikjes së qytetarëve nga Kosova është duke vazhduar me të madhe në vitet e fundit në Kosovë.

Destinacioni më i shpeshtë për kosovarët është Gjermania, për shkak të mundësive që është duke ia dhënë qytetarëve të jetojnë atje përmes vizave të punës, shkruan Gazeta Enigma.

Se qytetarët e Kosovës janë të dëshpëruar nga gjendja momentale e në Kosovë e cila është krijuar nga politika, tregon më së miri se një zyrtar policor është i gatshëm ta lërë Policinë e Kosovës për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Në grupin “Ambasada Gjermane – Viza” grup i cili shërben për informim për ata persona që dëshirojnë të pajisen me vizë gjermane, një zyrtar policor ka postuar në mënyrë anonime duke pyetur se a ia vlen që ta lërë punën e shtetit atë të zyrtarit policor, për me punu në MC Donalds në Prishtinë.

Ai ka bërë ditur se terminin e ka zën dhe i ka dorëzu dokumenat në ambasdad.

“Deshta një mendim t’juajin jo me emocione, po sinqerisht edhe logjikisht. A ja vlen me lan punën e shteit p.sh zyrtar policor e me shku Gjermani me punu në MC Donalds, termini u nxan, dokumentat janë dorëzu në Ambasad”, shkruan ky zyrtar policor në grupin “Ambasda Gjermane – Viza”, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles