57-vjeçari gjendet i vdekur në vilën e tij në Bërnjak

57-vjeçari gjendet i vdekur në vilën e tij në Bërnjak

Një person është gjetur pa shenja jete në Bërnjak të Zubin-Potokut të mërkurën. 

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i vdekur në pushimoren (vikendicën) e tij rreth orës 13:00, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. 

Pranë trupit të pajetë është gjetur një revole. 

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën Z.P 57 vjeç që ndodhej i shtrirë në pushimoren (vikendicën) e tij, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një revole që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Related Articles