Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë,
Edhe në Klinikën e Gjinekologjisë ka rënë numri i të hospitalizuarve.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, në një prononcim për Front Online tha se 6 gra janë momentalisht të hospitalizuar, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Për momentin në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë të hospitalizuar 6 shtatzëna, ku edhe 45 shtretër janë të dedikuar vetëm për rastet me COVID-19”, tha Ismajli.
Ismajli tha se vetëm dy paciente shtatzëna janë me oksigjeno-terapi si dhe nuk ka asnjë paciente të vaksinuar kundër COVID-it.
“Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë paciente e vaksinuar si dhe me oksigjeno-terapi janë vetëm dy paciente të hospitalizuar”, shtoi ai.
Ndërsa, vetëm dje në Kosovë janë shënuar 14 viktima dhe një mijë e 368 raste të reja me Coronavirus.