6 shtatzëna me COVID po trajtohen në Gjinekologji

6 shtatzëna me COVID po trajtohen në Gjinekologji

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë,

Edhe në Klinikën e Gjinekologjisë ka rënë numri i të hospitalizuarve.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli,  në një prononcim për Front Online tha se 6 gra janë momentalisht të hospitalizuar, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Për momentin në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë të hospitalizuar 6 shtatzëna, ku edhe 45  shtretër janë të dedikuar vetëm për rastet me COVID-19”, tha Ismajli.

Ismajli tha se vetëm dy paciente shtatzëna janë me oksigjeno-terapi si dhe nuk ka asnjë paciente të vaksinuar kundër COVID-it.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë paciente e vaksinuar si dhe me oksigjeno-terapi janë vetëm dy paciente të hospitalizuar”, shtoi ai.

Ndërsa, vetëm dje në Kosovë janë shënuar 14 viktima dhe një mijë e 368 raste të reja me Coronavirus.

Related Articles