Në vitin 2015, afrikani Edouard Mendy ishte në pikën më të ulët të karrierës së tij, ndërsa sonte (e shtune) do të jetë guardian i portës së ekipit anglez, Chelsea, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu ka shkruar gazetari italian Angelo Mangiante për rrugëtimin e portjerit të Chelsea, Mendy.
Nga ora 21:00, në Porto të Portugalisë do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester City dhe Chelsea.
Mendy poashtu ka shkëlqyer këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke mbajtur 9 herë portën e paprekur nga 11 loja në këtë garë.