61 vjeçari që ishte kërkuar nga INTERPOLI, arrestohet në Morinë

61 vjeçari që ishte kërkuar nga INTERPOLI, arrestohet në Morinë

Është arrestuar, Tuli Pali, 66 vjeç nga Kosova përmes një urdhër arresti ndërkombëtarë të shpallur nga Interpoli.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit në Shqipëri i dyshuari është arrestuar në pikë kalimin kufitar Morinë.

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, thuhet në njoftim.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, sipas policisë 66 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.

Related Articles