Arrestohen dy vendas të Prishtinës, kapen me drogë në Kukës

Arrestohen dy vendas të Prishtinës, kapen me drogë në Kukës

Drejtoria vendore e Policisë në Kukës ka njoftuar se dy vendas Prishtinas janë kapur me substancë narkotike të llojit kanabis, raporton Gazeta Enigma.

Një 23-vjeçar nga Prishtina, i shpallur më parë në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar në doganën e Morinës.

“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.

Kukës Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".Njeri nga të arrestuarit i shpallur në…Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Kukës on Monday, May 24, 2021

Related Articles