63-vjeçari dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe Policia në kërkim

63-vjeçari dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe Policia në kërkim

Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç, të Zubin Potokut. Rastin e kishte raportuar në Polici një person i cili dyshon se vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit.

E për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për gjetjen e 63-vjeçarit.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në Polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P.R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupç”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe tre zhytës ndërsa shton se kërkimi është duke vazhduar.

Related Articles