64 shqiptarë kanë vdekur nga dhuna në burgjet greke

64 shqiptarë kanë vdekur nga dhuna në burgjet greke

Gazetari Shpëtim Zinxhiria tha në një intervistë për Euronews Albania se në Greqi shqiptarët dënohen për vepra banale njësoj si për vrasje.

Ai komentoi rastin e një 33-vjeçari nga Shqipëria që është dhunuar në burg nga forcat e policisë greke.

“Problemi qëndron deri kur do vazhdojë kjo dhunë ndaj shtetasve shqiptarë?! Jemi në vitin 2023. Shqipëria është kandidate e Bashkimit Evropian. Shqiptarët jetojnë në një vend të Bashkimit Evropian ku lind demokracia. Deri kur?! Ku janë institucionet shqiptare?! Ju e dini që në burgjet greke kanë vdekur nga dhunimet 64 shqiptarë?! Pra, nuk është rasti i parë,” – u shpreh gazetari.

Ngjarja ka ndodhur në burgun Koridallo në rajonin e Atikës.

Shqiptari me incialet S.Z., nga Puka, baba i dy fëmijëve, është rrahur nga 4 punonjës të policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte dhe është bërë publike nga përfaqësues të komuntetit shqiptar që jetojnë në Greqi.

Dhuna ndaj shqiptarit është ushtruar në ambientet e jashtme të burgut dhe sipas dëshimve ka qenë e përsëritur nga të njëjtët efektivë të policisë.

Related Articles