Rreth 65 mijë euro janë tentuar të futen sot ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.
Dogana e Kosovës njofton se rasti është zbuluar sot në pikën kufitare Vërmicë.
“Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove. Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë. Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, Dogana e Kosovës njofton se rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro.
“Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.