Qytetari nga Kaçaniku, Rrahim Loki , 65 vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të parave, afër Xhamisë së këtij qyteti, raporton Gazeta Enigma.
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe paratë gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.
Kjo shumë deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .
“Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/