Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme , sipas raportit për datën 28 maj 2021, janë duke u trajtuar 160 pacientë, raporton Gazeta Enigma.
Derisa, 66 janë të konfirmuar me COVID-19, pesë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 125 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.