7 burra nga Podujeva rrihen mes vete, bëhen për spital

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet për një rast ku shtatë burra nga Podujeva janë rrahur mes vete, duke e bërë njëri-tjetrin për spital, raporton Gazeta “Enigma”.

Deri tash janë arrestuar gjashtë prej tyre, derisa një gjendet në arrati.

LEXO EDHE: Gruja nga Fushë Kosova dhunohet dhe mashtrohet

“Rr. Skenderbeu, Podujevë, 10.05.2021-00:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Gazeta Enigma

Related Articles