7 fëmijë të hospitalizuar në QKUK nga infektimi me COVID-19

7 fëmijë të hospitalizuar në QKUK nga infektimi me COVID-19

Viti 2022 në Kosovë ka sjell edhe shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Pa dyshim nga këto shifra alarmate nuk shpëtuan as fëmijët ku gjatë këtyre ditëve është rritur edhe numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19 dhe të hospitalizuar.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë të shtrirë 7 pacientë.

Ndërsa, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrira 12 gra për shkak të COVID-19.

“212 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë”, është bërë e ditur nga SHSKUK./Gazeta Enigma/

Related Articles