71 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK

71 pacientë me COVID po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për raportin 24 orësh të pacientëve me COVID të cilët po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme të Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 71 pacientë nga COVID-19, prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa, në Klinikën Infektive po trajtohen 9 pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë 28 pacientë post-covid, derisa në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive po hospitalizohen tre pacientë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles