74-vjeçarja nuk po mund të mjekohet në QKMF, institucionet hedhin fajin tek njëri-tjetri

74-vjeçarja nuk po mund të mjekohet në QKMF, institucionet hedhin fajin tek njëri-tjetri

E mbetur pa askënd të familjes, pasi vajza i vdiq kohë më parë, Matije Hasani, që nuk figuron askund në librat e regjistrave për banorët e Kosovës, ka mbetur edhe pa një vend se ku mund të marrë shërbimet mjekësore.

Kjo pasi në Qendrat e Mjekësive Familjare shërbimet nuk ofrohen për banoret jorezidentë të Kosovës. Për këtë fakt ajo obligohet këto vizita t’i bëjë në ordinancat private, me ndihmën e fqinjëve.

Rasti i saj është i njohur edhe në Qendrën për Punë Sociale në Podujevë, Fadil Berisha, në një intervistë për KIKS Kosovën, ka deklaruar se kanë punuar që të zbardhet e vërteta e historisë së shtetases Matije Hasani, mirëpo ka hasur në pengesë administrative.

Kroatja 74-vjeçare ka bërë ankesë edhe tek Avokati i Popullit.

Për KIKS Kosovën, Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes përgjigjeve me shkrim, thotë se më 25 maj 2021 ka pranuar ankesën përkitazi me çështjen e Matija Hasanit dhe ka ftuar në takim përfaqesues të institucioneve përgjegjëse, për ndërmarrjen e veprimeve në mënyrë që ankueses t’i mundësohet e drejta për identitet.

Për më tepër ky institucion ka ritheksuar se 3 vjet më parë kishte nxjerr një rekomandim se si duhej të vepronin institucionet e Kosovës në raste të tilla.

Raste të ngjashme si historia e Matije Hasanit që jetojnë në Kosovë që nga paralufta, ka disa në nivel vendi. Thuhet se janë 9 raste të ngjashme, që kryesisht janë shqiptarë të ardhur nga komunat e Preshevës dhe Medvegjës.

Related Articles