Një 67-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në Vlorë të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin ‘Dukat Fshat’.
Në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar, thotë policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.