Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 78 pacientë, thotë raporti i punës për datën 23 qershor 2021.
Nga ta, 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 60 pacientë, 12 të konfirmuar me COVID-19, 45 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rëndë.