Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.
Projektligji mori mbështetjen e 81 deputetëve, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim, njofton Klankosova.tv.
Marrëveshja u shqyrtua në kuadër të vazhdimit të seancës plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.
Për këtë pikë të rendit të ditës para deputetëve kishte folur edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
