Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, raporton Gazeta “Engima”.
Sipas SHSKUK’së, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë, 12 të konfirmuar me COVID-19, 54 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rëndë.