86 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

86 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë, sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021.

“Prej tyre 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi. Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë: 14 të konfirmuar me COVID-19, 44 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 19 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, thuhet në njoftim. 

Related Articles