88 vjeçarja vdes në spital, i biri akuza stafit: Çnjerëzore, e lanë pa ushqim dhe ujë për 28 ditë

88 vjeçarja vdes në spital, i biri akuza stafit: Çnjerëzore, e lanë pa ushqim dhe ujë për 28 ditë

Një grua 88-vjeçare, e cila u shtrua në një spital në Uellsin e Veriut pasi pësoi një goditje, ndërroi jetë pas disa ditësh qëndrimi, pasi kujdestarët i ndërprenë ushqimin dhe ujin për 28 ditë. Ka qenë i biri i saj, Rob Taylor, i cili denoncoi atë që kishte ndodhur me nënën e tij, sjellje që e quajti çnjerëzore, raporton Gazeta Enigma.

Sipas “Daily Mail”, u pretendua se 88-vjeçarja Sarene Taylor vdiq “ngadalë” për shkak të “dehidrimit dhe kequshqyerjes” 28 ditë pasi kujdestarët e saj nuk i jepnin ushqim dhe ujë.

Në një video emocionuese që postoi disa ditë para se të vdiste nëna e tij, Taylor përshkroi gjendjen shkatërruese të familjes:

“Nëna ime 88-vjeçare kishte një jetë të mrekullueshme, por fatkeqësisht katër javë më parë ajo u shtrua në një spital në Uellsin e Veriut, ku mësuam se ajo kishte një goditje në tru. Pasi kaloi java, shkova t’i qëndroja afër dhe të kaloja kohë me të, por doktorët më thanë që për fat të keq nuk mund të bënin asgjë tjetër për të. Të gjitha lëngjet dhe ushqimet i ishin prerë dhe ajo ishte në momentet e fundit të jetës. Kalova shumë kohë me të dhe më pas kuptova që kisha Covid, kështu që nuk mund të kthehesha menjëherë tek ajo. Më pas na thanë se duhej ta merrnim nga spitali. Nëna ime ishte ende gjallë dhe nuk hante, por asgjë nuk u bë. Është një situatë e trishtueshme dhe çnjerëzore. Kështu u trajtuan njerëzit në shekujt 11 dhe 12, jo në 2023-n. Kjo është absolutisht shumë e trishtueshme”.

Ndërkohë, pas akuzave, kanë reaguar edhe drejtues të spitalit, të cilët thonë se për rastin në fjalë, i biri i të ndjerës është mbajtur nën kontakt të vazhdueshëm nga stafi në lidhje me ecurinë e gjendjet shëndetësore të nënës së tij.

Related Articles