Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 89 pacientë nga Covid-19, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit 26 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, 65 pacientë janë me oksigjeno-terapi.