Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 476 raste të reja me koronavirus nga 3,145 teste të kryera.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 9 të vdekur si pasojë e COVID-19 derisa janë shëruar 279 pacientë.
Raste aktive me koronavirus në Maqedoni janë 8.455.
/Gazeta Enigma/