Mbi 90 mijë vaksina arrijnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Mbi 90 mijë vaksina arrijnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar se gjatë vikendit në vijim Shqipëria do të pranoj edhe 90 mijë e 800 vaksina të tjera të llojit AstraZeneca.

Shqipëria do të pranoj edhe një dozë të madhe të llojit të vaksinave AstraZenca.

Në një njoftim në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka shkruar se Shqipëria do të vazhdoj të qëndroj në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit.

POSTIMI I PLOTË

TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira.

Related Articles