90 persona të vdekur nga përmbytjet në Iran, dëmtohen rreth 20 mijë objekte

90 persona të vdekur nga përmbytjet në Iran, dëmtohen rreth 20 mijë objekte

Gjatë përmbytjeve që përfshinë pjesën më të madhe të Iranit, përfshirë edhe kryeqytetin Teheran, kanë humbur jetën 90 persona.



Në një njoftim për agjencinë zyrtare iraniane IRNA, kryetari i Kryqit të Kuq të Iranit, Pir Hussein Kulivend, tha se në përmbytje humbën jetën 90 persona, ndërsa tetë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Sipas të dhënave zyrtare iraniane, 24 provinca janë goditur nga përmbytjet dhe shirat, shkruan Anadolu.

Më së shumti të vdekur kanë në rajonin e Teheranit, më pas në provincat Kirman, Yazd, Mazandaran, Merkezi, Sistan-Beluchistan dhe Loristan.

Shefi i Organizatës për Menaxhim me Situata të Krizës së Iranit, Mohammed Hussein Nami, në fillim të muajit deklaroi se gjatë përmbytjeve janë dëmtuar rreth 20 mijë objekte.

Related Articles