95 për qind e stafit në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë janë të vaksinua.
Kryeshefi i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, Luan Hoti, tha se të gjitha masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, janë duke u respektuar.
Ai theksoi se nuk ka asnjë hezitim për t’u vaksinuar nga stafi i këtij menaxhmenti, duke theksuar se personat e pavaksinuar janë duke pritur për termin për të marr dozën e vaksinës anti-COVID.
Tutje, Hoti tha se kanë marrë vendim që të mos lejohen të hyjnë brenda pjesës administrative palët tjera.
“Të gjitha masat e Qeverisë që kanë të bëjnë më pandeminë COVID-19, ne jemi duke i respektuar me seriozitetin më të lartë, pjesa e madhe e punëtorëve, më shumë se 95 për qind të vaksinuar, i kemi dy-tre kolegë që janë duke pritur termin për vaksinim. Jemi duke i marr të gjitha masat sipas rekomandimeve, pra duke iu ofruar dezinfektues, përdorimi i masave. Çka është më e rëndësishmja nuk jemi duke i lejuar pjesën administrative të ndërmarrjes palët që të hyjnë brenda pra të gjitha punët janë duke u bërë jashtë pjesës administrative, me qëllim të ruajtjes së punëtorëve nga ndonjë infektim i mundshëm. Siç thash të gjitha masat janë marr. Informacionet hyrëse dalëse tek peronat”.
“Nuk ka hezitim, janë mjaftë të vetëdijshëm për gjendjen aktuale, sepse shihet që virusi është duke i marr jetra. Prandaj, të gjithë janë në një far forme të vetëdijesuar dhe jemi duke i respektuar në plotni të gjitha masat që vijnë nga Qeveria e Kosovës dhe IKShPK-së”.
Sipas vendimit të Qeverisë, Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator.
Shërbyesit civilë duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose të paraqesin test negativ PCR ose serologjik në mënyrë që të mund të hyjnë në vendet e punës.