Një shtetase e Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës pas dyshimit se janë marrë me prostitucion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën.
Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt. Të dyshuarit janë liruar.
“Fsh. Raushiq, Pejë, 13.12.2021 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer rastin e lartcekur”.
“Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën. Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt. Të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/