Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportin që ka me kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky I fundit tha se Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij në Londër.
Kryeminstri Kurti tha se nuk e njeh mjaftueshëm, ndonëse heziton të flet për festën e ditëlindjes së tij.
“Nuk kam ndonjë vleresim në kuptimin se nuk e mjaftueshëm. Ditëlindje e tij?Nuk… Unë kam qenë në një vit në Londër, unë njihem me të, por nuk mund të them që e njoh për pozitën që ka tani. Ashtu sic njihemi ne politikanët, nuk mund të them që e njoh. Mbetet të shihet tash se cfarë qeverisje lokale kemi”, tha Kurti në Desku.