Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Dobërqan, në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Është aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e mëngjesit. Tre persona janë lënduar lehtë. Janë shkaktuar dëme materiale. Policia ka dalur në vendin e ngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit”, tha Hashani.