Komisioni për Shëndetësi miraton tetë projektligje

Komisioni për Shëndetësi miraton tetë projektligje

Tetë ligje kanë marrë miratimin e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të cilat janë miratuar ashtu siç kanë ardhur nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta ‘Enigma’. 

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se këto projektligje nuk preken dhe miratohen si të tilla.

“Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut; Projektligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve te Kosovës në sistemin shëndetësor; Projektligji për ndërprerjen e shtatzënisë; Projektligjin për mbrojtjen e te ushqyerit më qumësht të gjirit, dhe ai për kontroll të duhanit; Projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent; Projektligjin për shërbimin e transplantim e indeve dhe qelizave si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shëndetin riprodhues”./Gazeta Enigma/

Related Articles