Policia sllovake arrestoi të enjten ish-kryeministrin Robert Fico para kamerave televizive që ishin në transmetim direkt. Në momentin e arrestimit ish-kryeministri po jepte një deklaratë për mediat për të nisur një protestë, pavarësisht kufizimeve për tubime.
Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona aktualisht është i ndaluar sipas rregullave anti-COVID të Sllovakisë. Fillimisht ishte e paqartë nëse Fico do të përballej me ndonjë akuzë.
Policia tha se do të japë detaje të tjera rreth arrestimit të premten. Protesta vazhdoi gjithsesi, me një kortezh makinash që u binin borive, duke kaluar nëpër kryeqytetin Bratislavë. Fico tha se tubimi përputhej me kufizimet sepse përbëhej kryesisht nga makina./Gazeta Enigma/