Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili në Kuvend u përplas me deputetët e Vetëvendosjes për një projekt të ujit në Skenderaj i cili nuk u votua në kuadër të buxhetit 2022.
Basha, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Lushtaku “jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”.
Ai është shprehur se sipas tij, Mërgim Lushtaku është i dërguar i babait të tij Sami Lushtaku që ka blerë prona 50 euro arin nga shteti dhe ia ka shitur shtetit 5000 euro arin.
“Ngoni kush po fol për Skënderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari”, ka shkruar Basha./Gazeta Enigma/