Për krizën energjetike ka folur edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Sipas tij, rritja e tarifave duhet të shihet si një masë e jashtëzakonshme dhe duhet të realizohet por duke mos u ngarkuar buxheti i Kosovës.
Lluka, ka përmendur edhe disa zgjidhje afatshkurta deri në përmirësim të situatës.
“Zgjidhjet afatshkurte janë:
1. Vazhdimi i subvencionimit me buxhetin e Kosovë,
2. Rritja e tarifave për të lehtësuar ngarkesën në buxhet,
3. Stimulimi i qytetarëve për të ulur konsumin e energjisë, sidomos në kohën e pikut, si dhe
4. Në rastin më të keq, kthimi i reduktimeve të furnizimit me energji për qytetarët”, ka deklaruar ai, për FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Kurse, ka treguar se cila mund të jetë zgjidhja e problemet për një kohë afatgjatë dhe afatmesme.
“Zgjidhja e problemit është afatmesme dhe afatgjate që kërkon investim dhe fokus të madh nga institucionet, pra duhet të jetë prioritet si sektor. Me investim, nënkupton, diversifikimi i burimeve energjetike, rritja e investimeve në efiçiencë, lehtësimi i procedurave për instalimin e paneleve solare për vetkonsum me mundësi të shfrytëzimit të rrjetit për deponim të tepricave, rritja e licencave të energjisë me diell dhe erë, mbyllja e termocentralit A dhe rehabilitimi e zgjerimi i termocentralit B, që nënkupton gjithashtu trefishimin e kapaciteteve kogjeneruese për ngrohtoren e qytetit, rrjedhimisht rritjen e investimeve në ngrohtore të Prishtinës për zgjerim më agresiv të rrjetit, si dhe investime ne ngrohtore në qytete tjera përmes biomasës”, ka shtuar Lluka./Gazeta “Enigma”/