Një person me inicialet B.E., 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima nga Drenasi ka raportuar dje në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit.
Ndërkohë, me rastin është njoftuar edhe prokurori./Gazeta “Enigma“/