Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar në Twitter një listë të filmave të preferuar gjatë vitit 2021 dhe në ka përfshirë filmin boshnjak “Quo vadis, Aida?”.
Në të trajtohet qyteti lindor i Bosnjës, Srebrenica gjatë gjenocidit të vitit 1995.
Një nga emrat që luan në këtë film është edhe aktori, Alban Ukaj.
Over the next few days, I'll share my annual list of favorite books, music, and movies. Art always sustains and nourishes the soul. But for me, music and storytelling felt especially urgent during this pandemic year. I'll start by sharing some of my favorite books of 2021: pic.twitter.com/Ewo2sIc7WM— Barack Obama (@BarackObama) December 15, 2021
“Këta janë filmat e mi të preferuar të 2021-shit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë”, shkruan Obama.
Kujtojmë se pak ditë më parë filmi me regji të Jasmila Zbanic u shpall filmi më i mirë evropian i vitit 2021 në Berlin në 34th European Film Aëards.
Zbaniq dhe aktorja kryesore, Jasna Gjuriq u shpallën regjisorja dhe aktorja më e mirë evropiane.
Filmi “Quo vadis, Aida” u nominua për Oscar dhe dy çmime “BAFTA” dhe fitoi një sërë çmimesh të tjera.
Filmi “Quo vadis, Aida?” u realizua në bashkëpunim të 20 shtëpi produksioni.
Filmi trajton ankthin e një nëne e cila tenton të shpëtojë dy djemtë e saj dhe bashkëshortin nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, të cilat pas hyrjen në zonën atëkohë të mbrojtur të OKB-së në Srebrenicë, vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë këtë krim, në vitin 2007 e vlerësoi si vepër e gjenocidit./Gazeta “Enigma”/