Morrat në shkollë, mjekët ankohen se nuk kanë ilaç

Morrat në shkollë, mjekët ankohen se nuk kanë ilaç

Në shkollën “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit erdhën si mysafirë të paftuar disa parazitë.

Morrat, tash e një kohë, gjetën strehë mbi koka të disa nxënësve.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Agron Jusufi, kjo nuk ndodhi si pasojë e mungesës së higjienës brenda këtij institucioni.

Të shqetësuar me këtë problem janë shprehur edhe familjarët e nxënësve, përderisa për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe mjekët, që po e presin një donacion me ilaçin që i mbyt morrat.

Është paraparë që javën e ardhshme të fillojnë vizitat nëpër shkolla të Drenasit për të evidentuar nëse edhe në ndonjë tjetër ka parazitë, e më pas të shpërndahen ilaçet e nevojshme./Gazeta “Enigma”/

Related Articles