Qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Serbisë në Beograd, në shenjë protests kundër kompanisë Rio Tinto, e cila parashihet të hapë një minierë litiumi në Jadër.
Mediumi Danas raporton se në protestë u panë pankarta “Stop investitorëve, të shpëtojmë natyrën”.
Pjesëmarrës të kësaj proteste, sipas mediumit, ishin edhe aktorë e udhëheqës të universiteteve prestigjioze në Serbi.
Njëri nga protestuesit i dha kohë deri për Krishtlindje që të anulojë vendimin e ndërtimit të minierës së litiumit, ose përndryshe do të ketë mobilizim mbarëkombëtar.
“Çdo euro që keni investuar në Jadar ka dështuar,” turma bërtiti “kryengritje, kryengritje”./Gazeta Enigma/