Ka vdekur edhe fëmija i gjashtë, tre ditë pas rrëzimit të një kështjelle kërcyese, në një festë që një shkollë po e organizonte për fundvit në Tasmania të Australisë.
Policia australiane njoftoi se djali, i cili vdiq në spital të dielën ishte 11-vjeç dhe quhej Chace Harrison.
Duke folur për gazetarët në Hobart, Komisioneri i Policisë, Darren Hine, konfirmoi se gjashtë fëmijë kishin vdekur nga aksidenti, ndërsa dy të tjerë mbeten në gjendje kritike në Spitalin Royal Hobart.
Hetimi është duke u zhvilluar për mënyrën sesi një shpërthim ere arriti të fryjë kështjellën kërcyese disa metra në ajër gjatë festës së shkollës fillore Hillcrest, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv, përcjell Gazeta Enigma.
Njerëzit në Devonport u lutën për viktimat dhe të dashurit e tyre gjatë meshës së të dielës, ndërsa lule janë lënë edhe jashtë shkollës.