Presidenti kroat anulon vizitën në Bosnje për shkaqe sigurie

Presidenti kroat anulon vizitën në Bosnje për shkaqe sigurie

Vizita e Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shkuarja atje për të shënuar 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna Srebrena” e paralajmëruar për sot, janë anuluar për shkaqe sigurie, shkruan predsjednik.hr..

Bëhet e ditur se vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë nga institucionet kompetente të Republikës së Kroacisë.

Millanoviq ka shprehur keqardhje që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës, si dhe shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e këtij përkujtimi për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare në fjalë. / Gazeta Enigma.

Related Articles