Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës njofton për gjendjen e pacientëve me COVID që po trajtohen në spitale.
Bazuar në raportet nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 37 pacientë ku prej tyre 11 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 prej tyre janë me oksgjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë. /Gazeta Enigma/.