Lista Serbe vazhdon bojkotin, nuk i voton pesë projektligje në Komision

Lista Serbe vazhdon bojkotin, nuk i voton pesë projektligje në Komision

Deputetët e Listës Serbe, anëtarë të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk i kanë votuar pesë projektligje që ishin në shqyrtim, raporton Gazeta “Enigma”.

Projektligjet që nuk u votuan ishin: i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar; Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligjin për dizajnin industrial si dhe Projektligjin për patentat, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Kryetarja e Komisionit, Verica Ceraniq, teksa ka lexua projektligjet një nga një dhe ka ftuar për votim, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Përderisa deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni ka kërkuar të di se pse nuk janë votuar këto projektligje nga kjo parti. /Gazeta Enigma.

Related Articles