Një shtëpi e banuar në Malishevë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në fshatin Banjë të Malishevës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
“Fsh. Banjë, Malishevë 20.12.2021-22:05. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma/