Një person është zhdukur dje në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është raportuar nga nëna e tij.
Sipas ankueses djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa, rasti është në procedurë të hetimeve.
“Prishtinë (NN) 18.12.2021-14:00. Me 20.12.2021 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma/