Mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, babai sulmon djalin e mitur

Mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, babai sulmon djalin e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, ku pas një mosmarrëveshje verbale në familje në mes të bashkëshortëve, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur të hënën në orën 16:40 në Podujevë.

“Podujevë 20.12.2021-16:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në familje në mes të dy bashkëshortëve,  një mashkull dhe një femër kosovar/e, i dyshuari mashkull e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/

Related Articles