Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka shkuar sot për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane.
Kryetarja e këtij komisioni që vie nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi bëri të ditur se ministrja Gërvalla nuk ka shkuar të raportoj për shkak të një udhëtimi urgjent.
“Ditën e hënë kemi pranuar konfirmim se ministrja mund të raportoj më datën 22, dhe pastaj dje kemi marrë njoftim nga ana e kabinetit të saj se për shkak të një udhëtimi urgjent ministrja nuk do të mund të raportoj në mbledhjen e sotme”, ka thënë Krasniqi.
Ajo e ka quajtur këtë papërgjegjësi nga ana e ministres. / Gazeta Enigma.