Nga Donnarumma te Messi dhe Neymar, tensione të vazhdueshme te PSG

Nga Donnarumma te Messi dhe Neymar, tensione të vazhdueshme te PSG

Gazeta franceze L’Equipe ka përmbledh të gjitha problemet brenda dhomës së zhveshjes së Paris Saint-Germain në pjesën e parë të sezonit, duke përfshirë edhe marrëdhënien e dobët midis Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas.

22-vjeçari italian iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani verën e kaluar. Megjithatë, ai nuk është një titullar i rregullt në Paris, pasi ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Muajin e kaluar, agjenti i tij Mino Raiola pretendoi se nuk kishte ‘probleme me PSG’ edhe pse klienti i tij kishte pranuar se konkurrenca me Keylor Navas ishte ‘shqetësuese’.

Një raport nga gazeta franceze L’Equipe konfirmon se marrëdhënia mes dy portierëve është mjaft e dobët.

Sipas gazetës franceze, marrëdhënia mes të dyve po prishet dhe situata vështirë se do të përmirësohet në pjesën e dytë të sezonit.

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, përjashtoi problemet mes tyre.

Por, sipas L’Equipe, egot e mëdha brenda dhomës së zhveshjes po i shkaktojnë probleme trajnerit argjentinas.

Leo Messi dhe Leandro Parades nuk u paraqitën në stërvitje një ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, ndërsa klubi nuk e sanksionoi Neymarin për vonesën e tij në një takim me një sponsor.

Gjithashtu, sipas raportit, disa lojtarë nuk e kuptojnë Pochettinon dhe disa vendime nga klubi, si p.sh. 3 ditë pushim për Mauro Icardin pas problemeve të tij në martesë me Wanda Narën.

Related Articles