Rastet ditore me COVID në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë e kanë tejkaluar shifrën 100 mijë, tregojnë shifrat e publikuara nga qeveria britanike..
Britania ka regjistruar 106 mijë e 122 raste e cila ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 93 mijë e 45 raste të raportuar më 17 dhjetor.
Të martën, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, shkruan BBC.
Megjithatë, ai refuzoi të përjashtonte futjen e masave të reja pas Krishtlindjeve, shkaku i përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Gjithashtu janë raportuar edhe 140 njerëz që kanë ndërruar jetë.
Rastet e së mërkurës përfaqësojnë numrin më të lartë të raportuar ditor që nga fillimi i testimit masiv në muajin maj dhe qershor të vitit të kaluar./