Kjo është gjendja shëndetësore e pacientëve me COVID nëpër spitale

Kjo është gjendja shëndetësore e pacientëve me COVID nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

9 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

“Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 46 pacientë, 12 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-Covid. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, ka njoftuar ShSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient. / Gazeta Enigma.

Related Articles