Italia po planifikon që të shtojë masat kufizuese kundër koronavirusit me synimin që të kufizojë përhapjen e infektimeve. Mes këtyre masave përfshihet edhe mbajtja e maskës në ambientet e jashtme.
Zyra e kryeministrit njoftoi sot se mes masave të tjera që pritet të aprovohen kur të mblidhet kabineti më vonë gjatë të enjtes do të jetë një urdhër që e bën mbajtjen e maskave FFP2 të detyrueshme në ambiente publike si në teatro, kinema dhe evente sporti.
Po ashtu po shqyrtohet mundësia që të mbyllen diskot dhe club-et deri për natën e Vitit të Ri.
Vlefshmëria e certifikatave shëndetësore Covid-19, të cilat ofrojnë akses në një sërë vendesh dhe shërbimesh, do të shkurtohet në gjashtë muaj nga nëntë muaj që ishte.
Për më tepër, qeveria po shqyrton nëse do të përshpejtojë programin e dozave përforcuese, që shihen si mburoja më efektive kundër variantit Omicron, duke ulur kohën e pritjes pas vaksinës së dytë nga pesë në katër muaj.